Moderatorja e njohur, Jonida Shehu, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, ku foli për fillimet e saj të para në Top Channel. Gjithashtu ajo tregoi edhe disa nga sfidat që ka kaluar gjatë karrierës por edhe jetës private.

Jonisa nisi punë në Top Channel pas një periudhe disa mujore pauze në televizion, pasi kishte vendosur që të merrej me planet e saj për një fëmijë. Edhe kur i erdhi oferta për në TCH, ajo nuk e priste që të niste menjëherë por në sezonin e ri.

Shehu do të drejtonte emisionin e pasdites ku në një periudhë në të cilën ishte dhe shtatzënë. Ajo tregoi se e ka kaluar periudhën e shtatzënisë në punë duke e çuar deri në fund misionin e nisur.

Gjatë pushimeve të sezonit të parë erdhi në jetë fëmija i saj dhe gjërat u bënë më të vështira. Ajo duhej të rikthehej në punë pas dy javësh dhe kësaj radhe me pompën e qumështit të gjirit me vete.

“Pas dy javësh kam dalë në punë me pompën e gjirit me vete”, u shpreh Jonida.