Pas publikimit dhe qarkullimit të materialeve intime, për të cilat është raportuar se lidhen me këngëtaren Blerina Matraku dhe kompozitorin Adrian Hila, ka ardhur edhe reagimi publik i artistes.
Përmes një deklarate të gjatë, Matraku i drejtohet publikut me një kërkimfalje, ndërsa kërkon që videot dhe pamjet private të mos vijojnë të shpërndahen në rrjetet sociale.
Ajo thekson se nuk ka ndërmend të justifikojë veprimet e saj, por të marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Njëkohësisht, këngëtarja pretendon se besimi i dhënë në momente të vështira dhe të ndjeshme të jetës së saj është përdorur për arsye që, sipas saj, ende nuk janë bërë të qarta.
Në reagimin e saj, Matraku i drejton gjithashtu një ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj për dhimbjen që mund të jetë shkaktuar nga kjo situatë.
Këngëtarja e përshkruan publikimin e materialeve si një cenim të rëndë të privatësisë dhe u bën thirrje qytetarëve të ndalojnë qarkullimin e tyre, duke përsëritur kërkesën: “Mjaft, mos shpërndani më”.
Reagimi i plotë
Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.
I drejtohem së pari publikut, ç’do individi, që është tronditur lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë…
Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.
Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e me më përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.
Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë, për besimin, që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili mu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.
I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për ç’do lot apo dhimbje të shkaktuar, fje që do paguhet me drejtësi hyjnore.
Pamvarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia të cilat, sikur ti paguaja me jetë.
Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik,pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që i është dashur të buzëqeshë me preteksin që lotët në sy, ishin lot gëzimi…
Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,”
Mos shpërndani më…
Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerëzisht.
Dhimbja kërkon rrespekt.
Mjaft ju lutem.
Jam njeri, që më është cenuar privatësia…
Përulësisht
Blerina Matraku
