Një tifoze e Argjentinës, e cila mori gjithë vëmendjen pas ndeshjes Argjentinë-Francë për Kupën e Botës 2022, ka vendosur që të tregojë momentin kur është bërë gati për t’u shfaqur “topless” në tribunë.

 Të dielën, pas goditjes së penalltisë së Gonzalo Montiel, kamerat u kthyen drejt tifozëve të Argjentinës. Mes tyre ishte edhe një nga vajzat bionde të fotografuara, e cila u dha kamerave pak më shumë se sa pritej.

Ajo është Noe, e cila tani ka postuar në “Instagram” momentin kur dy burra me fat i kanë aplikuar bojën blu në trup. Teksa ndodhej në një dhomë hoteli, burrat në fjalë shfaqen duke ngjyrosur trupin e bukuroshes bionde.

Por jo vetëm kaq, pasi në videon e postuar në rrjetet sociale, Noe shfaqet gjithashtu me shoqen e saj po “topless” duke kërcyer.