Këngëtari i njohur, Don Xhon, ka marrë gjithë vëmendjen me një postim të bërë së fundmi në “Instastory”. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi me një vajzë misterioze.

Në foton në fjalë, reperi shihet, me partneren e tij, por identiteti i saj mbetet i paqartë, pasi Don Xhoni ka zgjedhur të mos e zbulojë atë.

Në këtë imazh, thuajse me pak ironi, ai ka vendosur të shprehë një mendim të tij mbi gjendjen aktuale të dashurisë dhe marrëdhënieve.

“Romantika s’po ka, se mangupa jan bo krejt”, shkruan Don Xhoni krahas këtij imazhi që menjëherë u bë viral në rrjetet sociale. Mesazhi duket të jetë një reflektim mbi mënyrën si ai e sheh dashurinë dhe lidhjet romantike në ditët e sotme, duke e shoqëruar këtë deklaratë me një ironizim për shoqërinë e sotme.

Për të gjithë ata që kanë ndjekur karrierën e Don Xhonit, ky postim sjell një anë tjetër të artistit, atë të reflektimit për jetën dhe marrëdhëniet. Fansat janë të ftuar të spekulojnë mbi identitetin e partneres që ai mban përkrah.

Deri më tani, Don Xhoni ka preferuar të mbajë gjithmonë një imazh të privatësisë, duke lënë gjithmonë hapësirë për mister në jetën e tij personale.

Sakaq ju rikujtojmë se Don Xhon ka qenë në një lidhje romantike me modelen e njohur ruse Ariana Lirey, por lidhja e tyre përfundoi pak kohë më parë!