Nicki Minaj u shfaq përkrah Donald Trump në një tubim fushate në Michigan, ku presidenti amerikan komentoi pamjen e saj fizike gjatë një fjalimi. Në të njëjtën kohë, një njoftim nga drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung, nxiti më tej spekulimet se këngëtares një ditë mund t’i jepet një rol në administratën Trump.
Minaj ishte në tubim për të mbështetur kandidatët republikanë përpara zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit. Minaj ishte ulur në audiencë përpara se të dilte në skenë, dhe Trump papritmas tërhoqi vëmendjen për pamjen e saj gjatë fjalimit të tij. Komenti i tij mori duartrokitje nga turma.
“Meqë ra fjala, shikoni çfarë vithe të mira ka… Nicki Minaj. Është e vështirë të mos e vëresh këtë,” tha Trump dhe pas duartrokitjeve shtoi: “Ngrihuni në këmbë. Është e vështirë të mos e vini re. Shpresoj që Nicki të mos jetë ofenduar, por ne e duam Nickin. Ajo ka qenë me ne për një kohë të gjatë”.
Minaj më vonë iu bashkua atij në skenë dhe foli para turmës për mbështetjen e saj për Trump dhe u bëri thirrje votuesve të mbështesin kandidatët republikanë në Michigan. Kohët e fundit, Minaj është përfshirë gjithnjë e më hapur në politikën amerikane dhe është një nga mbështetëset publike më të njohura të Trump. Në një tubim në Michigan, ajo shprehu përsëri publikisht mbështetjen e saj për presidentin dhe kandidatët republikanë.

