Donald Trump u bëri thirrje sot mbështetësve të tij të bojkotojnë koncertet e Bruce Springsteen, në një tjetër përballje të nxehtë me yllin e rokut.
“Bruce Springsteen, ky këngëtar i lig dhe shumë i mërzitshëm, i cili duket si një kumbull e thatë dhe që mban qartë shenjat e një operacioni plastik të dështuar, ka vuajtur prej kohësh nga një sindromë e tmerrshme dhe e pashërueshme e çrregullimit anti-Trump”, shkroi presidenti amerikan në një mesazh të publikuar në platformën e tij Truth Social.
“Mbështetësit e Trump duhet të bojkotojnë koncertet e tij të tmerrshme dhe me çmime të tepërta”, vazhdoi presidenti amerikan, duke lavdëruar njëkohësisht edhe karrierën e tij politike.
Në moshën 76 vjeç, këngëtari i këngës “Born in the USA” nisi një turne në Minneapolis, Minesota, epiqendra e masave të qeverisë amerikane kundër imigracionit në fillim të këtij viti dhe një vatër e opozitës ndaj presidentit republikan.
Gjatë protestave “No Kings”, artisti amerikan sulmoi ashpër Donald Trump, duke e quajtur atë “të korruptuar, të paaftë , racist, të papërgjegjshëm dhe tradhtar”.
Më pas ai performoi këngën e tij “Streets of Minneapolis” para turmës, të cilën e shkroi në kujtim të Renee Goode dhe Alex Pretty, të cilët u qëlluan për vdekje nga agjentët federalë gjatë bastisjeve të imigracionit.
Turneu i tij amerikan “Toka e Shpresës dhe Ëndrrave” pritet të vizitojë rreth 20 qytete amerikane deri më 27 maj.



