Themeluesi i Telegram, Pavel Durov, ka bërë të ditur së fundmi se është i gatshëm të financojë fertilizimin in vitro duke përdorur materialin e tij gjenetik për gratë nën 38 vjeçe. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se një iniciativë e tillë mund të ketë pasoja të rrezikshme për gjeneratat e ardhshme.
Nëse shumë gra përdorin spermën e një donatori të vetëm, mund të ulet diversiteti gjenetik, duke çuar në efektin e quajtur “founder effect” kur tiparet e një paraardhësi bëhen të përhapura në një popullatë relativisht të izoluar.
Durov ka deklaruar më herët se ka qenë donator spermash për 15 vjet dhe sipas tij, tashmë ka mbi 100 fëmijë në 12 vende të ndryshme. Të qenit shtatzënë është një nga përpjekjet më të vështira njerëzore. Një mjeke ka theksuar dhe faktin që shpesh harrohet: sa shumë ndikon cilësia e spermës në shtatzëni. Marcia Schaefer, një mjeke kiropraktike, u bë virale, duke theksuar se shëndeti i burrit luan rol kyç në shtatzëni, nga ndërlikimet si pre-eklampsia (shkurt PE, është një sëmundje që shfaqet vetëm në shtatzani) dhe të përzierat e mëngjesit, deri tek ndërtimi i placentës.




