Buka është ushqim bazë në çdo shtëpi, por shpesh lind pyetja: a të shëndosh apo jo? Sipas mjekut Alexandre Olmos Torrex, gjithçka varet nga mënyra e konsumimit. Ai shpjegon se nëse buka
ngrihet dhe më pas shkrin, një pjesë e niseshtesë kthehet në niseshte rezistente, e cila nuk tretet plotësisht dhe vepron si prebiotik, duke ushqyer bakteret e mira në zorrë.

Kjo e bën bukën më të shëndetshme; ul rritjen e glukozës, jep më pak kalori dhe ngop më shumë. Pra, ngrirja e bukës para konsumimit mund të jetë çelësi për ta shijuar pa u shqetësuar për peshën apo sheqerin në gjak.