Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Miley Cyrus, ka treguar me humor dhe me sinqeritet se lidhjet e saj të dashurisë nuk kanë qenë gjithmonë të lehta. E për këtë ka bërë me ‘faj’ këshillat e nënës së saj, Tish Cyrus.
Më 2 shtator, ajo ka dhënë një intervistë për “The Cut”, ku pjesë ishin edhe motrat e saj Brandi e Noah.
“Mami gjithmonë donte që unë të rrija me djalin e gabuar, sepse ai ishte seksi”, tha ylli i muzikës.
Miley, e cila dikur ishte e martuar me Liam Hemsworth, theksoi se sot është në një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin e saj, muzikantin Maxx Morando, me të cilin është lidhur që prej vitit 2021.
“Përfundova me një person që do të thotë shumë për mua, më trajton shumë mirë dhe më respekton. Më është dashur ta mësoj këtë në mënyrën e vështirë, sepse mamaja ime më mësoi në mënyrën e gabuar”, tha aktorja e famshme.
Sipas saj, Tish nuk e kishte vendosur “respektin” si kriter kryesor në një lidhje, duke preferuar më shumë pamjen dhe karizmën.
“Mami thoshte: ‘Ata duhet të jenë të gjatë’. Por unë kuptova se gjëja më e rëndësishme është respekti”, shtoi artistja.
Megjithatë, të tria motrat pranuan se këshillat e nënës së tyre kanë evoluar me kohën, sidomos pas martesës së saj me aktorin Dominic Purcell në vitin 2023.