Harry Styles dhe Zoe Kravitz janë parë sërish në publik, këtë herë gjatë një shëtitjeje në Brooklyn, Nju Jork, ku u kapën duke u mbajtur për dore.
Fotot e fundit kanë shtuar thashethemet se mes tyre mund të ketë më shumë sesa miqësi.
Aktorja e filmit “The Batman”, 36 vjeçe, dhe këngëtari 31-vjeçar shijuan një pasdite të qetë së bashku, duke buzëqeshur dhe duke u shfaqur shumë të afërt.
Harry u pa me një xhaketë blu, ndërsa Zoë kishte zgjedhur një stil të thjeshtë dhe elegant.
Kjo dalje vjen vetëm një javë pasi të dy u fotografuan në një shëtitje të ngjashme në Romë, pas një mbrëmjeje në Londër.
Burime të tjera, megjithatë, pretendojnë se çifti është parë bashkë edhe më herët në Londër, në restorantin Rita’s Bistro.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë një koment publik, daljet e shpeshta dhe afërsia e dukshme kanë ndezur kuriozitetin e fansave dhe mediave për natyrën e vërtetë të marrëdhënies së tyre.