E ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” këtë javë në Top Albania Radio ka qenë Miss Universe Albania 2024, Françeska Rustemi. Modelja bukuroshe ka treguar më shumë detaje në lidhje me emisionin më të ri sportiv që nis në Digitalb “KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares Shqiptare. Ajo ka treguar gjithashtu se këtë vit do ta dorëzojë kurorën e saj tek një vajzë tjetër që do të shpallet Miss.

Duhet ta dorëzoj. Është përgjegjësi shumë e madhe që ta mbash si titull. Duhet ta mirëmenaxhosh sepse ty të jepet një titull dhe me këtë titull ti ke zë për t’i dhënë rëndësi kauzës tënde apo thirrjes që ti do të bësh në rrjetet e tua sociale apo në vende të ndryshme ku ti do ta përdorësh si titull. Jam shumë e lumtur në fakt që do ta dorëzoj sepse me eksperiencën që tashmë kam di dhe çfarë do t’i praprijë vajzës që do ta marrë si titull këtë vit.