Alessio Alia, ish-banor i “Big Brother Vip”, por edhe një personazh tepër i njohur ndërkombëtarisht, ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live”.
Ai ka folur në lidhje me një fenomen që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, lidhjen dhe adhurimin që reperi amerikan Drake ka për vendin tonë. Teksa fillimisht u aludua se kjo ishte për shkak të lidhjes së tij me një vajzë shqiptare, Alessio e ka hedhur poshtë. Ai tha se Drake me Shqipërinë e lidhin vetëm disa djem shqiptarë, që ai i ka miq të ngushtë fëmijërie.
“Unë Drake e njoh mirë, kemi dhe kontakte bashkë. Ai ka një respekt shumë të madh për shqiptarët sepse është rritur me shqiptarë. Ka qenë viktimë e bullizmit dhe disa shqiptarë e kanë ndihmuar. Ai është rritur me djem shqiptarë që tashmë i ka si vëllezër. Nuk ka lidhje fare as marketingu, as ajo vajza që u përfol. Janë lajmë kot të shpërndara në tik tok. Lidhja e vetme e tij me Shqipërinë janë ata djem që e kanë ndihmuar dhe ai i vlerëson shumë, sa ka bërë një këngë të gjithën me simbolin e flamurit shqiptar Ai ka patur në plan të vinte në Shqipëri me një koncert dhe të vizitonte vendin, por ama nuk kanë qenë kushtet. Ai ka rrezikuar shumë por nuk është realizuar dei më tani. Ndoshta do ndodhë në të ardhmen”- tha Alessio.
