Pak ditë pas apelit për vaksinimin kundër “papilloma virus” (është një virus që bazohet në ADN, infekton lëkurën dhe membranat e mukozës së njerëzve dhe disa kafshëve), në një postim në “Facebook”, Alba Pairetti tregon dramën e saj: “Edhe unë kam pasur kancer”.
Ja rrëfimi i saj: “Në verën e vitit 1997, isha 36 vjeçe dhe për shkak të “papilloma virus”, u shtrova me urgjencë në spital për një operacion kirurgjikal, i cili falë parandalimit dhe këmbënguljes së gjinekologut tim, rezultoi i suksesshëm. “Papilloma” (Infektimi nga viruset HPV është nga më të shpeshtët që transmetohet seksualisht. Prek 80% të personave që kanë jetë aktive seksuale), më kishte shkaktuar një neoplazi të rëndë, që do të thotë: një kancer në qafën e mitrës, i cili pa parandalimin që i bëra, do të më kishte shkaktuar pasoja shumë të rënda për jetën”.
Dhe vazhdon: “Gjithçka kishte lidhje me këtë sëmundje dhe e nënvlerësuar nga mjekët, jo shumë të aftë për të gjetur diagnozën e duhur. Pap test,i kolonoskopia dhe biopsia, më lejuan të kuptoj patologjinë time të rëndë. Papilloma nuk shkakton gjithnjë kancer, por mund të përkeqësohet, duhet mbajtur nën kontroll. Vaksinimi është i rëndësishëm për mendimin tim”.
Për Albën, për fat të mirë, gjërat ndryshuan: “Historia ime ishte me fat dhe unë e përjetova e qetë, kam pasur një jetë absolutisht të lumtur dhe shumë normale, por nuk duhet pasur frikë për të mësuar si mposhtet armiku nëse e njeh. Pas ndërhyrjes, gjithçka mirë dhe pa pasoja: festova me mikeshat e mia që më kishin shoqëruar dhe mbështetur. Dola pa bërë asnjë terapi, kemio apo radio, por duhej të bëja vetëm një ndërhyrje të dytë disa vite më pas që problemi të zgjidhej përfundimisht. Për të parandaluar të keqen. Ilaçet dhe kurimet patën efekt. Parandalimi të shpëton jetën. Ta bëjmë edhe ne”.
22 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)