I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologu Hysgen Dauti. Ai ka zbuluar se si parashikohet kjo verë për të gjitha shenjat e zodiakut, në apektin romantik, financiar, e jo vetëm…
Çfarë do të ndodhë me Peshoren këtë verë?
Si një shenjë ajri që është, çlirohet pak nga hyrja e Uranit në Binjak, sepse i sjell një pozicion shumë të mirë dhe Peshoref rimarrin veten shpirtërisht. Kanë synime më të larta, i rriten ambiciet dhe shikojnë të ardhmen e tyre më me horizont, pra nuk janë më të kufizuar në territore të vogla, por duan të zgjerohen dhe të krijojnë influencë, famë, të zhvillojnë biznesin, përtej kufijve që ata kanë pasur. Kështu që Peshoret marrin famën, marrin ecurinë, marrin shumë njohje, por nuk duhet të harrojmë që do i rikthehet drama e telenovelave për të cilat Peshoret jetojnë. Jeta e Peshoreve është telenovelë. Prandaj kjo verë është komplet dramë, njohje të reja, ish-a që kthehen, përballje, përplasje në të njëjtin vend. Peshoret rastësisht do të zgjedhin t’i bëjnë pushimet në vende ku janë dhe ex-at dhe next-at. Kemi dhe marrëdhënie të reja shumë të fuqishme, marrëdhënie të reja të cilat vijnë me finalizim, por pas një 2-3 vjeçari. Që do të thotë kemi fejesa, martesa, do të krijojnë, familje, por tani është thjesht nisma. Tani është momenti ku karakteri i tyre të sfidohet maksimalisht nga partnerët, sepse do të jenë me partnerë të vështirë, partnerë sfidues, do demonstrojnë veten, do tregojnë se kush janë./TAR
