Pedagogia Iris Luarasi ishte e ftuara e radhës në puntatën e shkuar në emisionin "Shiko Kush Luan", ku zbuloi disa nga ish-studentët e saj që ajo ka ngelur, që tashmë janë emra mjaft të njohur për publikun.

Sfida "Ndaje ose Haje" e shtyu Irisin që të zbulojë katër emrat dhe mes tyre ishte edhe Arbana Osmani. Kjo e fundit tregoi se ishte e detyruar të linte mësimin, pasi njëkohësisht punonte për të mbajtur familjen.

Ndërkohë së fundmi, në mbrojtje të Arbanës ka dalë edhe gazetari Drini Zeqo, i cili mesa duket ka pasur të njëjtin problem.

"Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur", ka shkruar Drini.

Madje ai ka postuar edhe një mesazh që i ka dërguar një student gazetarie i pakënaqur nga shkolla.

[gallery ids="887033,887041,889072,887036,889304,889305,889306,889309,889310,889311,889312,889313,889314,889315,889316"]