DJ Gimbo ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me rastin e ditëlindjes së nënës së tij.

Ish-banori i “BBVA” ka zgjedhur ta shoqërojë urimin me një fotografi të rrallë nga fëmijëria, ku shfaqet së bashku me nënën e tij.

Krahas imazhit të ëmbël, DJ Gimbo ka përcjellë edhe një dedikim plot dashuri për të.

“Urime ditëlindjen nana jem, festofsh gjithmonë me lumturi edhe shëndet, drita e syve të mi. Të don djali shumë”, ka shkruar ai.

“Drita e syve të mi”/ DJ Gimbo uron nënën për

Dedikimin e veçantë, DJ Gimbo e ka ndarë me ndjekësit e tij përmes një InstaStory në llogarinë zyrtare.

DJ Gimbo vijon të jetë një prej personazheve të komentuar në mediat rozë, veçanërisht pas pjesëmarrjes së tij në “BBVA”.

Kureshtja e ndjekësve lidhet edhe me jetën e tij personale, përfshirë lidhjen e tij me balerinën Selin Bollati.