I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha. Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si e ka pritur imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP. Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilin nga banorët e këtij edicioni ka më të preferuar dhe jo vetëm kaq…
Kur Atalanta e pyeti nëse ai do të pranonte ftesën për të qenë pjesë e BBV, Shakohoxha u përgjigj duke thënë se:
Mos e shfreno fantazinë tani. E provon njeriu, formati është shumë i bukur dhe mënyra se si menaxhohet është shumë spektakolare. Edhe tani në këto momente Ledioni më pëlqen shumë sepse e njoh në të gjitha fazat e tij. Edhe me shumë flokë, edhe me shumë kg, edhe me pak kg dhe pak flokë. E njoh Ledionin në të gjitha versionet e veta dhe e bën shumë mirë atë punë dhe do të më pëlqente shumë që të arrija të kisha gjithmonë një raport me të, por unë edhe në makinën time nuk rri dot shumë gjatë, imagjino që të rrish në një shtëpi pa dalë prej saj më pas. Pastaj burgu është me moshë dhe nuk e përballoj dot në një lloj mënyre.
