Aktori i njohur, Robin Williams kishte një rregull që nuk e thyente kurrë. Për çdo film që bënte, këmbëngulte që produksioni të punësonte të paktën 10 persona të pastrehë. Njëri nga producentët e pyeti njëherë pse e bënte këtë dhe Robin u përgjigj thjesht:

“Sepse janë njerëz dhe kanë më shumë nevojë për një punë se të tjerët.” Ai nuk donte kamera që ta filmonin këtë akt të tij. Ai nuk donte duartrokitje. Ai nuk donte mirënjohje. Rikujtojmë, se djali i aktorit dhe komedianit legjendar së fundmi tregoi se si diagnoza e vërtetë e babait të tij u zbulua vetëm pas vdekjes së tij, duke zbuluar se Williams ishte diagnostikuar gabimisht me sëmundjen e Parkinsonit.

Robin Williams ishte diagnostikuar gabimisht me Parkinson dy vjet para vdekjes së tij. Ai vuante nga çrregullimi i trurit duke shkaktuar lëvizje të pavullnetshme si dridhje, ngurtësi dhe vështirësi me ekuilibrin dhe koordinimin. Djali i tij Zak postoi një homazhe të përzemërt, duke shprehur mirënjohje për njerëzit e panumërt që ishin ndihmuar në periudha të vështira nga Robin dhe nga gjithçka që ai jetoi.