Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaliforni, ku një vajzë vetëm dy vjeçe humbi jetën pasi ra në pishinën e familjes dhe u mbyt, ndërsa nëna e saj e la pa mbikëqyrje për të komunikuar me burra të njohur në aplikacione takimesh. Nëna, 45-vjeçarja Kelle Anne Brassart, është shpallur fajtore për vrasje të shkallës së dytë dhe rrezikim penal të një të mituri, lidhur me vdekjen e vajzës së saj, Daniellé Pires. Ngjarja ka ndodhur më 12 shtator, pak ditë para se fëmija të mbushte tre vjeç.

Sipas hetimeve, gruaja kishte konsumuar alkool dhe kishte lënë vajzën pa mbikëqyrje pranë pishinës së shtëpisë. Ajo u tha autoriteteve se i kishte kërkuar fëmijës të nxirrte qentë jashtë, por më pas vajza u gjet e pajetë, duke lundruar në ujë. Policia u njoftua rreth 45 minuta më vonë.

Prokuroria deklaroi se nëna nuk bëri asnjë përpjekje për të shpëtuar vajzën, ndërsa pretendimet e saj se ishte fizikisht e paaftë për shkak të një operacioni në kyçe u hodhën poshtë gjatë gjyqit. Sipas akuzës, sjellja e saj përbënte neglizhencë ekstreme dhe shpërfillje të plotë të sigurisë së fëmijës.