Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti janë katër finalistët e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”.
Rogerti dhe Brikena ngelën dy banorët e fundit për të marrë vesh se cili prej tyre do të shkonte në finale. Vendimin e publikut ata e morën vesh në studion e madhe të spektaklit.
Sapo Rogerti u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nisi duke bërtitur dhe duke debatuar me finalistët.
Madje edhe teksa po darkonin, ai nuk i la rehat banorët pavarësisht se tha se do të festonin se ishin në finale.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Mi heqtë zoti mend nëse të suportoj. Je njeriu që mi heq mend. Për kokë të nënës mbaje mend, ti vëlla je i vetmi njeri që dua me e shky.
Mateo: Hajde te lali. Mend i ke të heqme
Rogerti: Dua me të shky vëlla
Mateo: Ça thua
Selin: Mos me pas kamera ky ça nuk bën, e ke thënë. Kujdes o deliri, se nuk fitohet Big Brother me dhunë, me ofendime, me shenja dhunuesi, me bullizime. Shijoje deri në më
Rogerti: Ky moj tregon shpatullën. U frikësove
Mateo: Nuk të llogaris fare o zhapik. Ti jashtë ulesh në gjunjë për mua
Rogerti: Të shohim
