Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila po përgatitet për albumin e saj të parë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.


“Përshëndetje të dashur. Një lajm i ri për të gjithë ju. Data e publikimit të albumit tim është zhvendosur për me datë 2 qershor në mënyrë që t’i shtoj atij disa këngë të reja dhe bashkëpunime të shkëlqyera, për të cilat po punoj aktualisht.


Me vjen keq që po zhvendoset por premtoj që me datë 2 qershor do të publikohet patjetër. Më pëlqen të jem perfekte dhe dua të sjell tek ju albumin më të mirë të mundshëm. Kam edhe disa lajmërime të tjera gjatë këtij muaji, të cilat do të zbulohet së shpejti. Faleminderit për durimin tuaj dhe po pres me padurim që ju ta dëgjoni albumin tim”, shkruan ajo.


11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)