Të ftuarat e radhës në emisionin “The Untitled Action Bronson Shoë”, të reperit Action Bronson, kanë qenë të ftuara dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Merita Halili.
30 minutat e transmetimit i janë kushtuar traditave shqiptare duke nisur që nga gatimi i ushqimeve tradicionale e për të vijuar më tej me muzikën.
Gjatë transmetimit të emisionit “The Untitled Action Bronson Shoë:, dy artistet shqiptare kanë kënduar këngën “Doli goca n’penxhere” duke bërë që të pranishmit në sallë të ngrihen në këmbë e të kërcejnë nën ritmin e muzikës shqiptare.
20 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)