Pas shpalljes kampion për herë të 25-të në Superligën turke, Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për tifozët dhe historinë e klubit. Sipas raportimeve nga media turke, klubi kishte synuar të ftonte superyllin e muzikës pop, Dua Lipa, për të performuar në ceremoninë festive.

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, thuhet se kërkoi 3.5 milionë dollarë për një paraqitje live. Kjo shifër u konsiderua tepër e lartë nga drejtuesit e klubit dhe si rrjedhojë, oferta nuk u pranua.

Pavarësisht refuzimit të bashkëpunimit me këngëtaren, festimet për titullin e 25-të kampion të Galatasaray do të mbahen. Kjo arritje historike i jep klubit të drejtën të vendosë pesë yje mbi stemën; një simbolikë e futbollit turk që përfaqëson çdo pesë tituj të fituar. Themeluar në vitin 1905, nga djali i shkrimtarit shqiptar, Sami Frashëri, Aliu, Galatasaray mbetet skuadra më e dekoruar në historinë e futbollit turk, duke forcuar edhe më tej dominimin dhe trashëgiminë e saj sportive.