Ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka ndarë mendime personale mbi sfidat që sjell jeta mes turneve botërore dhe marrëdhënieve në distancë. 30-vjeçarja iu përgjigj një fanseje që kishte emigruar për punë dhe kërkonte këshilla se si të ruante lidhjet me njerëzit e dashur nga larg.
“Jam mësuar me këtë ritëm, sidomos gjatë turneve,” u shpreh ajo, duke pranuar se me kalimin e kohës bëhet më e përballueshme, por kurrë plotësisht e lehtë. Sipas saj, dhimbja nuk lidhet vetëm me momentet e mëdha që humbet, por edhe me mungesën e përditshmërisë dhe çasteve të vogla që ndërtojnë afërsinë.
Distanca mund të ndryshojë mënyrën si funksionon një marrëdhënie, por jo ndjenjat. Ndonjëherë, mungesa e bën dashurinë edhe më të fortë.
Dua foli edhe për temën e ndarjeve, pasi mori një mesazh nga një fanse që shqetësohej për motrën e saj pas përfundimit të një lidhjeje. Duke reflektuar mbi përvojat e saj të kaluara, përfshirë marrëdhëniet me Anwar Hadid dhe Isaac Carew, ajo theksoi se ndarjet janë gjithmonë të dhimbshme.
Nuk ka formula magjike për ta kaluar një ndarje. Ndonjëherë nuk duhet të përpiqesh ta rregullosh situatën me fjalë motivuese. Mjafton të jesh pranë, të dëgjosh dhe të lejosh personin të ndjejë atë që po kalon. Dhimbja ka nevojë për hapësirë.
Dua dhe Callum nisën romancën në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën në qershor. “Radical Optimism” u mbyll në dhjetor në Mexico City, pas 92 koncerteve në disa kontinente dhe me mbi 112 milionë dollarë të ardhura, sipas raportimeve. Vetëm 44 koncertet e para shitën rreth 960 mijë bileta.




