Ditën e sotme në E Diell ne Top Channel u diskutua tema se “sa reale janë dashuritë në BBVip”. Në mesin e diskutimeve nëse pëlqimet Kiara-Luiz e Dea-Amos, të ftuarit në panel shprehën mendimet e tyre lidhur me çiftet.
Por ai që trazoi ujërat dhe i la të gjithë konfuzë ishte Graciano.
“Dua të di çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën, vetëm kaq dua të di,” tha Graciano.
Pas një momenti suspancë, ishte gazetari Ervin Kurti që e pyeti: “E ke fjalën për ish-të dashurën?”
“Kaq doja të thoja, s’dua të flas më,” tha sërish Graciano.