Mëngjesin e kësaj të marte ishin të ftuar në studion e “Wake Up” Big Basta dhe Kelly, të cilët kanë sjellë projektin e tyre “Pa ty”. Bashkëpunimi vjen si një rikthim i këngës legjendare “Nuk di” nga Upstream dhe Kelly, nga “Top Fest 5’.
Dy këngëtarët e njohur treguan se si erdhi ideja për të sjellë këtë version të ri dhe tematika e veçantë që përçon kënga. Por jo vetëm kaq, pasi ata u pyetën edhe në lidhje me banorët e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP5”.
Pjesë nga intervista:
Çfarë mendimi keni për lojën dhe banorët në “Big Brother VIP 5”?
Kelly: Ka qenë goxha dimanike. Kam vënë re njerëz që kanë treguar vlera dhe njerëz të tjerë që nuk kanë mundur të tregojnë vlera. Stenaldo ka treguar goxha integritet. Ka të tjerë që i kanë harruar vlerat. Uroj t’i gjejnë kur të dalin. Në atë shtëpi ndodh që të dalësh dhe nga vetja.
Ju keni dhe një koleg tuajin brenda në lojë, Mirin, i cili po ashtu ka një karrierë të konsoliduar prej shumë vitesh. Si ju duket loja e tij?
Big Basta: Nuk është gjithmonë e lehtë. Miri e ka pasur të vështirë. Qoftë për zgjedhjet e veta në lojë. Ka humbur rrugës, duhet ta mbante atë pozitën e tij dhe të mos lejonte askënd të fliste kundër karrierës së tij. Pastaj ajo deklarata që tha që në fillim “e shoh si vajzën time”. Uroj ta fitojë Miri, sepse ka targën VIP nga pas. Ai që duhet ta fitojë aty, duhet të jetë VIP real. Vëmendjen e ka pasur.
Kelly: Karriera është thikë me dy presa në të tilla formatesh. Kur ke një bagazh, ke çfarë të humbësh, Ka të tjerë që e shohin si trampolinë për të hyrë më shumë në botën e medias.


