Aktori e aktivisti kandezo-amerikan, Michael J. fox foli për vdekjen në një intervistë të gjatë me gazetën britanike The Sunday Times, duke ndarë mendimet e tij pas 35 vitesh jetese me sëmundjen e Parkinsonit:
Do të doja vetëm të mos zgjohesha kurrë. Kjo do të ishte vërtet e mrekullueshme. Nuk dua që vdekja ime të jetë dramatike. Nuk dua të pengohem mbi mobilje dhe të godas kokën.
Ikona 64-vjeçare e “Back to the Future” u diagnostikua me sëmundjen neurodegjenerative në vitin 1991, kur ishte 29 vjeç. Aktori foli për gjendjen e tij aktuale shëndetësore:
Nuk ka një afat kohor, nuk ka faza nëpër të cilat kalon, jo siç do të ndodhte, të themi, me kancerin e prostatës. Eshtë sëmundje shumë më misterioze dhe enigmatike. Nuk dua të pengohem mbi mobilje ose të godas kokën. “Mund të eci, por nuk është mirë dhe është pak e rrezikshme.
Me sëmundjen e Parkinsonit, truri pëson dëmtime progresive me kalimin e viteve. Simptomat fizike përfshijnë dridhje të pavullnetshme në pjesë të caktuara të trupit, si dhe lëvizje të ngadalësuara e probleme të tjera të lëvizshmërisë.
Në një intervistë të kohëve të fundit me People, aktori foli për nevojën për të dëgjuar gjithmonë trupin e tij:
Zgjohem dhe kuptoj se si do të jetë dita dhe përpiqem të përshtatem. Vazhdoj të përballem me sfida të reja fizike dhe t’i kapërcej ato.
Në një intervistë për revistën People, ku u shfaq edhe në kopertinën e numrit të tetorit, Michael J. Fox foli për jetën e tij. Libri i ri, “Future Boy”, i shkruar me Nelle Fortenberry (“Still: A Michael J. Fox Movie and Michael J. Fox: Adventures of an Incurable Optimist”), u publikua më 14 tetor.
Aty tregohet historia e kohës së tij si protagonist në sitcom-in “Family Ties” dhe filmin “Back to the Future”. Përveç librit, aktori ka qenë i zënë në muajt e fundit, si i ftuar në sezonin e tretë të “Shrinking”, pasi njoftoi tërheqjen nga puna në vitin 2000 për shkak të sëmundjes.
Gjithmonë ka një moment kur them lamtumirë, deklaroi me shaka.
Po ashtu po përfundon versionin audio të librit të tij dhe vazhdon punën me fondacionin Michael J. Fox për Kërkimin e Parkinsonit, i themeluar në vitin 2000.
Viti i kaluar ka qenë vërtet pozitiv, vërtet frymëzues. Zgjohem në mëngjes e kuptoj se si do të shkojë dita nga reagimet e trupit tim dhe përpiqem të përshtatem. Jam vazhdimisht i sfiduar; përdor shumë karrocë me rrota dhe më duhej pak kohë të mësohesha me të.
Aktori mbetet pozitiv. Ai ka katër fëmijë me gruan e tij prej 37 vitesh, Tracy: Sam, 36 vjeç; binjakët Aquinnah e Schuyler, 30 vjeç dhe Esmé, 23 vjeç.