E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Bona Miekley, për të folur më shumë për konceptin e dashurisë. A beson ajo tek shpirti binjak dhe pse njerëzit dashurohen me një narcist?
Pjesë nga intervista:
Çfarë ke për t’i thënë viktimave të narcistëve?
Dua të them vetëm një fjali, por që është shumë e rëndësishme. Ne e kemi dëgjuar, por më mirë ta dëgjojmë gjithmonë. Duajeni veten tuaj! Ju që jeni viktima të një marrëdhënie me një narcist, duajeni veten tuaj. Dhe si mund të filloni të doni veten tuaj? Në radhë të parë dyje kuptuar dhimbjen që keni dhe duke marrë distanca për t’u kujdesur për veten tuaj përpara se të harroni veten tuaj dhe të jepni gjithë vlerën tuaj një personi që nuk ju meriton. Unë mendoj që duhet të largohen nga një natcist, sepse i vetmi kontroll që kanë për të ndryshuar veten e tyre, është që të kontrollojnë vetëm veten e tyre, nuk mund të kontrollojnë ndryshimin e jetës së dikujt tjetër. Por të kujdesen për veten e tyre sepse jam shumë e sigurt që mund ta gjejnë dashurinë e vërtetë në një mënyrë të shëndetshme. /TAR/

