Make-up artisti, Dario Doka, ka qenë një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku ka zbuluar disa detaje nga lidhje e tij e dashurisë.
I pyetur nga Nevina Shtylla se çfarë shenje horoskopi është partneri i tij, ai tha “shenjë uji, Gaforre”.
Pjesë nga intervista:
Nevina: Partneri yt ça shenje horoskopi është?
Dario: Le mos ta themi fare, shenjë uji
Nevina: Uji?
Dario: Gaforre
Nevina: Ku e gjete more i uruar Gaforren?
Dario: Nuk e di pse është një kohë që më ngjiten vetëm Gaforret dhe gjithmonë më kanë dalë njerëz toksik
Nevina: Marrëdhënia jote është toksike, ashtu e ke thënë
Dario: Meshkujt janë toksik kur janë Gaforre, janë pak që manipulojnë shenjat e ujit
Nevia: Ndihesh i manipuluar ti në marrëdhënien tënde?
Dario: Në fillim pak, por ne kemi një intuitë që nuk na zhgënjen kurrë, nuk mund të na e fusë njeri
Nevina: Po marrëdhënia vazhdon toksike?
Dario: Si shenjë Dashi kemi qejf që marrëdhënia të jetë pak toksike por jo për keq. Nuk duam të jetë ujë se trashemi. Nuk duam dikë të na vijë 24 nga mbrapa, duam pak luftë, pak sherr.




