Afrimiteti mes Brikenës dhe Mateos është rritur sërish në ditët e fundit, por një puthje e ‘vjedhur’ nga banori, bëri që Brikena të përlotej për disa orë në dhomën e rrëfimit.

Në Prime, banorja u shpreh se kërkonte që puthja të ndodhte në mënyrë spontane, ndërsa Mateo iu drejtua duke i thënë se çfarë ajo kërkon më shumë nga ai.

Brikena: Po ja nis me puthjen. Shumë herë e kemi hapur këtë temë me Mateon. Për mua ka rëndësi puthja, në një moment kur u ndihem e sigurt. Unë për momentin kisha një pëlqim për Mateon, doja të ndodhte spontanisht, jo të ma vidhte. Shumë herë i kam thënë që për puthjen doja të ishte diçka spontane.

Mateo: Nuk ishte tentativa e parë për ta bërë kërtë puthje. Këtë afrimitet e kemi pasur disa herë. Unë normalisht, këto sinjale i marrë që hapin duhet ta bëj unë. Nuk mendoj se kam bërë diçka të jashtëzakonshme ose ndodnjë gabim. Nuk e prisja atë reagim. Unë në fund të ditës ky jam, çështja është çfarë do ti më shumë nga unë.

Brikena: Unë nuk kërkoj gjë nga Mateon. Për sa kohë them që kam një pëlqim për Mateon, puthja është diçka që vjen.