Reperi i famshëm, Kanye West, bëri bujë teksa tha se duhet të kishte fëmijë me Paris Hilton dhe jo me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.
West e bëri këtë deklaratë gjatë një transmetimi live në “Twitch”, i cili u ndërpre papritur. Menjëherë pas kësaj, siç raportohet nga “|New York Post” se reperi u ndalua nga platforma.
Në klipet e fshira më vonë nga transmetimi i drejtpërdrejtë, West shihet duke folur në telefon me dikë përpara se të përmendte se Kardashian kishte punuar më parë si asistente e Hilton.
“Kim ishte asistentja e Paris Hilton. Unë duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian”, tha ai, duke shtuar: “A mund ta imagjinoni sa hotele do të kisha tani? Mendoni për këtë”.
West pastaj iu referua Arnold Schwarzenegger-it dhe fëmijës që lindi jashtë martese me punëtoren e familjes së tij, Joseph Baena.
“Nëse jeni si Arnold Schwarzenegger dhe keni një fëmijë me një dado, fuqia e vetme e dado është të marrë fëmijët tuaj. Pra, fuqia e vetme e Kimit është të marrë fëmijët e mi. Kam fëmijë me një ndihmëse, vëlla”.



