Sonte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ka qenë ish-banori që u largua mbrëmjen e të shtunës, Seno Fishta. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kur Françeska Rustem e pyeti se çfarë do të kishte bërë Seno ndryshe nëse do të ishte rikthyer në Big Brother, ai u përgjigj duke thënë:
Diçka që do të kisha bërë ndryshe, duke qenë se jam edhe tifoz unë nuk kam dalë kurrë prej vetes dhe në situatat më të vështira kur na kanë bërë me nerva kolegët.
Lorenc: Sa herë më ke sharë ti mua në stadium.
Seno: Nuk kam dalë nga vetja kurrë. Ka gjithmonë një herë të parë sepse unë jam person i qetë. Duhet të ishte dashur që të kontrolloheshin emocionet.
