Debatet mes Juelës dhe Gretës duket se nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi në Prime-n e së martës, kur Juela u vendos përballë Kutisë së Pandorës dhe çoi në nominim Gretën, Selin dhe Gimbon, të cilëve iu bashkëngjitet edhe Rogerti që është në nominim të përhershëm.
Në një moment, teksa Juela ka shkuar për të pushuar te krevati i saj, Greta ka nisur që të bëjë zhurmë, në mënyrë që të mos e linte të flinte.
Në dhomë kishte dhe banorë të tjerë, të cilët ndërhynë dhe komentuan çfarë po ndodhte në ato momente. Brikena u mundua që të largonte Gretën nga aty dhe i thoshte herë pas here që të bënte kujdes, të mos gabonte.
Nga ana tjetër, Shëndriti dëgjohet të thotë:
“Kësaj duhet me ia vendos atë në kokë. Duhet me ta vendos te koka dhe me të qëlluar bam bam”.
Lidhur me këtë ka reaguar familja e Juelës, të cilët e kanë publikuar këtë moment në profilin zyrtar të “Instagram”-it të banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Shëndrit! Ti nuk mundesh e nuk do të mundesh kurrë, të qëllosh Juelën në kokë BAM BAM”, kanë shkruar krahas videos në fjalë.


