E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Pamela Shqezi. Ajo komentoi më shumë për dasmën e bujshme të djalit të Jozefina Topallit, Genar me Cindy Marina, si dhe bujën e shkaktuar në rrjet me ish-partneren e Genarit, Eva Murati.

Pamela u vonua në studio për shkak të trafikut dhe një pjesë e intervistës, u bë gjatë kohës që ajo ishte ende në makinë:

Ronaldo: Dëgjo më lejo të të them diçka. E di sa shumë seksi dukesh kështu e irrituar në timon?

Pamela: Uau! (qesh)

Ronaldo: Ja pra, se si qetësohen vajzat të dashur miq…

Pamela: Vetëm ti mund t’i bësh këto gjëra! Ti do më presësh lart apo ta bëjmë intervistën nga makina?

Ronaldo: Ne do të të presim. Por e di çfarë kam qejf unë, dua të shoh sa seksi duket Pamela Shqezi teksa parkon makinën. E parkon dot makinën me një dorë?