Një studim i publikuar në një nga revistat kryesore të psikologjisë seksuale ka zbuluar se gratë me inteligjencë emocionale të lartë kanë më shumë gjasa të përjetojnë orgazmë si gjatë marrëdhënieve me partnerin, ashtu edhe gjatë masturbimit. Hulumtimi përfshiu mbi 2,000 gra të moshave të ndryshme dhe u fokusua në lidhjen midis aftësisë për të kuptuar emocionet dhe kënaqësisë seksuale.
Rezultatet ishin të qarta. ato që kishin vështirësi në menaxhimin e emocioneve kishin dy herë më shumë gjasa të raportonin vështirësi për të arritur orgazmë. Nga ana tjetër, gratë me inteligjencë emocionale më të zhvilluar ishin më të afta të njihnin nevojat e tyre, të komunikonin më hapur me partnerin dhe të ndiheshin më të sigurta gjatë intimitetit.
Ekspertët shpjegojnë se inteligjenca emocionale ndihmon në uljen e ankthit gjatë marrëdhënieve intime, duke e bërë trupin më të relaksuar dhe mendjen më të pranishme; dy elementë thelbësorë për përjetimin e kënaqësisë seksuale. Ky studim tregon se lumturia seksuale nuk varet vetëm nga faktorë biologjikë apo fizikë, por lidhet ngushtë me botën emocionale dhe aftësinë për të ndërtuar besim dhe komunikim me veten dhe partnerin.



