Këngëtari i dashur për publikun, Ermal Meta, ka reaguar pas fotografive që vetë ai publikoi në rrjetet sociale duke shqetësuar fansat e tij.
Dy ditë më parë, ai bëri një postim në “Instastory” ku zbuloi se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi pjesë të fytyrës dhe të kokës i fryhen.
Madje Meta postoi edhe dy fotografi për të treguar se çfarë i kishte ndodhur fytyrës së tij. Duke parë se fansat ishin shqetësuar për të dhe se çfarë mediat kishin shkruar, ai bëri një postim sqarues.
“Duke lexuar media të caktuara duket sikur po vdes. Rrini të qetë, pushimi dhe kortizoni do të bëjnë punën e tyre. Shihemi pas pak ditësh”, shkruan ai në “Twitter”.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, Ermal Meta u detyrua të anulonte disa angazhime pune në Peschici dhe Giffoni. Lidhur me këto, kantautori i njohur u shpreh se do të ketë një datë të dytë për to dhe sigurisht që do të mbahen.
View this post on Instagram
“Në fillim mendova se mund të ishte alergji, por nuk është. Më duhet të hetoj dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën”, shkroi ai dje.
Fryrje në fytyrë dhe kokë, Ermal Meta shqetëson fansat me fotot në rrjetet sociale