Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo, vazhdon e mbështet publikisht partneren e tij, Selin.
Ai ka bërë një postim në “Instastory” ku u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbështesin finalisten që të shpallet fituese e këtij edicioni të pestë të reality show-t.
DJ Gimbo ka publikuar një postim të Selin, ku bashkëngjitur me të shkruan:
“Votoni qiken tem se veç kjo e meriton fitoren”, dhe më pas shton:
“Duro dhe pak shpirt”.
Kujtojmë se Selin dhe Gimbo u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku krijuan dhe një romancë.
Ata ishin të parët që bënë dasmën traditë në BBV, ku Rogerti dhe Juela tentuan që t’a prishnin.
Ndërkohë familjarët e të dyve kanë dhënë pëlqimin për këtë lidhje, e këtë e kanë treguar përmes deklaratave në emisione të ndryshme në Top Channel apo dhe postimeve në rrjetet sociale.

Screenshot