Banorët nominuan njëri-tjetrin me dy emra dhe dy arsye në fund të spektaklit.

Pesë banorët më të nominuar, të cilët shkojnë automatikisht në televotim janë : Juela, Artani, Egi dhe Edisa.

Në televotim të përhershëm është Rogerti. Si lider i shtëpisë, Stenaldo është imun.

Njëri prej banorëve të nominuar do të lërë përfundimisht garën ditën e martë dhe pyetja është “kë doni të shpëtoni”.

Ju mund të votoni nga Shqipëria duke dërguar mesazh në numrin 56666, nga Kosova në numrin 55099, e po ashtu të votoni online në faqen e Top Channel.