Aktorja e famshme, Sharon Stone, ka zbuluar se nëna e saj, Dorothy Stone, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.
Ylli i kinematografisë ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon gjithashtu se e ëma ka humbur jetën gati 2 muaj më parë.
67-vjeçarja ndau me ndjekësit një fotografi ku shfaqej duke qeshur pranë nënës së saj, në një tarracë me pamje nga mali.
“Nëna im ndërroi jetë”, shkroi ajo krahas imazhit në fjalë. Duke iu referuar në mënyrë indirekte gjendjes politike të vendit, Stone shtoi se nëna e saj ishte ‘një produkt i depresionit të fundit’.
Aktorja përdori një emoji të vetëm të flamurit amerikan dhe nxiti katër milionë ndjekësit e saj duke shkruar:
“Le të mos e bëjmë përsëri këtë. Le t’a mbrojmë dhe të kujdesemi”.
“Ajo ndërroi jetë pikërisht dy muaj më parë. Faleminderit për ngushëllimet”, përfundon postimin aktorja.
Nga ana tjetër, Sharon nuk e ka zbuluar shkakun e vdekjes së 91-vjeçares.