Rogerti e ka nisur ditë e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duke ngacmuar disa prej banorëve, të cilët ende nuk ishin zgjuar.

Fillimisht ai shkon pranë krevatit të Gimbos dhe i drejtohet me fjalët:

“Çohu i Gimbo, çohu se ke për t’u martuar sot. Çohu se është e vetmja mënyrë që të rrish në shtëpi o Gimbo. Martesa, dashuria false, shfrytëzimi për qira”.

Më pas Rogerti kalon te krevati ku fle Selin dhe Greta dhe fillimisht i drejtohet kësaj të fundit duke i thënë “vajza false që krijon histori. Të ka parë publiku ça shtrige je. Jeni dy shtrigat bashkë, njëra bionde, tjetra brune”.

Kujtojmë se me hyrjen e Rogertit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë trazuar ujërat. Ai ka patur debate të forta me gati gjithë banorët.

Madje në Prime-n e së martës ai mori dhe një zarf i zi, e cili e dërgoi atë në nominim të përhershëm.