Një rast i pazakontë është zbuluar në Francë, ku dy shtetas italianë të moshës 70 dhe 75 vjeç janë arrestuar pasi vodhën në mënyrë të përsëritur shampanjë luksoze në një zonë turistike dimërore.
Sipas autoriteteve, gjatë një periudhe prej tre muajsh, ata arritën të vjedhin plot 202 shishe shampanjë me vlerë të konsiderueshme, duke i transportuar më pas drejt Italisë për t’i shitur.
Ngjarja u zbulua më 11 mars në Courchevel, kur forcat e rendit ndërhynë dhe i arrestuan në flagrancë, teksa kishin me vete një pjesë të mallrave të vjedhur.
Dy të moshuarit dyshohet se kishin zgjedhur Francën për shkak të mungesës së masave të forta të sigurisë në krahasim me Italinë, duke shfrytëzuar këtë për të kryer vjedhjet.
Dëmi i shkaktuar nga aktiviteti i tyre arrin në rreth 11,960 euro, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën e përdorur dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.



