
Ajo është padyshim një ndër personazhet më të komentuar për shkak të paraqitjes së saj. Ndonëse është 44-vjeçe, Inis Gjoni shfaqet gjithmonë mjaft joshëse dhe në super formë.
Regjisorja e njohur është aktive në rrjetet sociale, ku poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka vendosur që të ndajë me ndjekësit disa poza me të bijën.

E sigurisht që Coco Antonel merr gjithmonë vëmendje për tiparet e bukura që ka trashëguar nga e ëma. Në fotot e publikuar nga Inisi në “Instagram”, nënë e bijë shfaqen të veshura me të bardha njësoj teksa pozojnë nga bregdeti.
Pozat në fjalë kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave të Gjonit, të cilët kanë komplimentuar për paraqitjen e të dyjave. “Yje, me pas lezet me ju parë”, ka shkruar një ndjekës.




