Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin kanë ndarë një tjetër moment të veçantë me fansat e tyre, duke zbuluar gjininë e fëmijës së parë që po presin. Aktori dhe supermodelja, të cilët njoftuan shtatzëninë në muajin maj, konfirmuan në episodin e parë të podkastit të ri të Sprouse, “Wildmen”, se shumë shpejt do të bëhen prindër të një vajze.

Gjatë bisedës, Barbara e pyeti bashkëshortin e saj nëse ishte gati ta zbulonte lajmin, ndërsa Dylan nuk hezitoi të përgjigjej.
Po, po e quajmë ‘principessa’ -tha ai me buzëqeshje.
Nuk e di pse zgjodhëm këtë fjalë, por në italisht do të thotë ‘princeshë’.
Aktori 33-vjeçar u shpreh se mezi pret të bëhet baba.
Po, do të kemi një vajzë të vogël dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar. Mezi pres ta takoj -tha ai.

Barbara, nga ana tjetër, bëri shaka duke thënë se ardhja në jetë e një vajze ndoshta do ta ndryshojë edhe bashkëshortin e saj.
Mendoj se kjo do të të qetësojë pak -tha modelja me humor, ndërsa Dylan iu përgjigj duke qeshur se ndoshta vajza e tyre do të jetë një “princeshë” e vërtetë.

Çifti zbuloi gjithashtu se ende nuk kanë vendosur për emrin e vogëlushes, por po shqyrtojnë disa ide.
Sprouse dhe Palvin konfirmuan për herë të parë se po bëhen prindër gjatë paraqitjes së tyre në Festivalin e 79-të të Filmit në Kanë, ku Barbara u shfaq me një fustan blu të çelët që theksonte barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, ndërsa Dylan qëndronte pranë saj duke e përqafuar me krenari.
Dyshja u martuan në korrik të vitit 2023 dhe tani po përgatiten të nisin një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tyre, teksa presin me padurim ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë.
