Eftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, ka qenë Elsa Skënderi, eksperte komunikimi. Ajo ka zbuluar më shumë mbi manipulimin emocional. Çfarë është në vetvete manipulimi emocional dhe si ta kuptojmë një person që po na mashtron?

Nëse partnerja e pyet ‘a më ke tradhtuar’, çfarë përgjigjje jep ai tradhtari?

“Unë të kam thënë që nuk bëj nga këto gjëra. Ti e di se si jam unë. Përse ma thua? Pse duhet të të gënjeja?” Këto janë disa nga përgjigjet. Nëse ‘jo’ nuk është direkte dhe pastaj shihni se si ndryshon gjestikulacioni i tij dhe se sa të lodhur janë pas bisedës… Sepse kur gënjejmë, kur themi diçka që nuk është e vërtetë, trupi ynë dobësohet, sepse kërkon më shumë energji se sa kur thua të vërtetën. Po ashtu dhe përpjekja për t’u justifikuar shumë, apo përpjekja për ta mbyllur bisedën…