Aktorët e famshëm, David Harbour dhe Millie Bobby Brown, u panë së bashku në premierën e sezonit të pestë të “Stranger Things” në Los Angeles.

“Daily Mail” shkrua se aktorët u panë duke qeshur dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin në tapetin e kuq. Ata gjithashtu pozuar për disa fotografi.

 “David Harbour dhe Millie Bobby Brown mbërrijnë së bashku për premierën e fundit të Stranger Things”, shkruan Netflix bashkëngjitur me një video të mbërritjes së tyre.

Kujtojmë se ky takim publik vjen pas lajmeve të 1 nëntorit nga “Daily Mail” për padinë e Brown ndaj Harbour, e cila përfshin “faqe pas faqe akuzash”.

Burime thanë se Brown kishte depozituar një kërkesë për ngacmim dhe bullizëm para se të fillonte xhirimi i sezonit të fundit, dhe hetimi zgjati muaj të tërë. Përfaqësues të Netflix, Brown dhe Harbour nuk kanë komentuar për PEOPLE.

Aktorët kanë punuar së bashku që nga shtatori i 2015, kur filloi xhirimi i sezonit të parë në Atlanta. Brown ishte vetëm 11 vjeçe atëherë. Harbour ka folur më herët për marrëdhënien e veçantë me të, duke thënë se e njihte para se ajo të bëhej e famshme. Në serial, marrëdhënia e tyre prind–vajzë ka kaluar përmes shumë situatash dramatike, veçanërisht në sezonin e tretë.

Së fundi, paraqitjet e tyre në publik dhe intervistat e kaluara kanë nxjerrë në pah momentet e sikletshme, përfshirë një intervistë të marsit 2024 me MTV, ku reagimi i Brown ndaj një shaka për martesën e saj me temë “Stranger Things” u duk i ngatërruar për shikuesit.