Gerta dhe Egli kanë diskutuar për raportin e kësaj të fundit me Gjestin pas rihyrjes në shtëpinë e “BBV”.
Egli:
Në momentin që kthehem mund të ndikoja tek loja e tij por nuk jam duke e bërë.
Gerta:
Je duke e bërë.
Egli:
Kur m’u afrua disa herë Gjesti i thashë ik se nuk kam asgjë me ty.
Gerta:
E bën që të të vi ai nga mbrapa.
Egli:
Unë këtë nuk e ndaloj dot. Kam për detyrë t’i them që nuk kam ardhur të merrem me ty por kur ai vjen me akuza bëj mbrojtjen, nuk bëj sulmin e Gjestit.
Gerta:
Nuk e ke bërë o Egli.
Egli:
Kam dalë nëpër Prime moj. Arbri madje më ka thënë që e kam sulmuar. Unë thjesht kam mbrojtur teorinë time.