Një 39-vjeçare, e cila humbi telefonin e saj në det, e gjeti atë më shumë se një vit më vonë. Clare Atfield ka treguar se “Apple iPhone 8+” ishte në gjendje të plotë pune.
Telefoni ishte në një çantë të papërshkueshme nga uji, ndërsa kishte humbur në gusht të vitit të kaluar. Ishte një shëtitës i qenve, Bradley Cotton, ai që gjeti telefonin aty ku kishte humbur.
Në çantë ishte një kartë mjekësore, në të cilën kishte të dhënat e nënës së Clare, kështu që shëtitësi i qenit ishte në gjendje të gjurmonte Clare dhe t’i kthente celularin e saj.
Zyrtari i këshillit Clare, nga Havant, Hants, tha:
“Është çmenduri që funksionoi ende, por funksionon në mënyrë perfekte”, ka thënë Clare.