Në familjen e këngëtares së dashur për publikun, Aurela Gaçe, sot ka festë. Vajza e saj e vogël, Abigail feston 6-vjetorin e lindjes.

E sigurisht që nuk mund të mungonte një urim i Aurelës në profilet e saj në rrjetet sociale. Artistja e mirënjohur ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një fotografi të së bijës.

Aureola ka treguar edhe një ngjarje plot humor që i ndodhi sot teksa do të dërgonte Abigailin në shkollë.

Urimi i plotë i këngëtares:

6 vjeç sot, gëzimi dytë i familjes tonë.

Dashuria jonë Abi.

E zgjoj në mëngjes, hajde se do bëhemi gati për shkolle( parashkollor).

Mezi çohet. Kam kollë, mê dhëmb këmba etj.

Sot i them, do çohemi se ke ditelindjen, edhe do të të urojnë shoqet.

Poooo – tha- edhe u çua si shigjetë hahahaha. Sot nuk kishte asnje ankesë.

E pyeta, a ke qejf të të nxjerrë mami këtu tek ky ekrani në telefon ku të shohin njerezit?

Po- tha ( lagjia e di që ka qejf pak vëmëndje, tani e dini edhe ju)