Në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e dje e ftuar modelja e “She’s On Top”, Santiana Maloku.

Gjatë kësaj interviste, ajo ka rrëfyer për fëmijërinë e vështirë, nga braktisja e babait kur ishte 2 vjeç e deri te tentativa e gjyshit për ta dërguar në jetimore për shkak të komenteve paragjykuese nga njerëzit në Gjakovë.

Por gjyshi ndërroi mendje dhe e mbajti në shtëpi mbesën dhe shkak u bë një fjali që ajo i tha në vesh atij.

Deri në moshën 7-vjeçare Santiana ka menduar se e ëma ishte motra e saj e madhe, ndërsa nëna e gjyshi ishin prindërit. Ndërkohë ka shtuar se vetëm kur ka mbushur 18 vjeçe ka takuar për herë të parë babain e saj.