Iftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Bernard Hulme, i cili e përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri prime-in e së shtunës. Bernardi foli më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, si dhe ka dhënë mendimin e tij për disa nga banorët brenda shtëpisë…

Si ishte kjo eksperiencë për ty?

Një eksperiencë super speciale. Ka qenë një sfidë që sado mundohesha të bindja veten të isha ashtu siç jam, shpesh e kam gjetur veten duke dalë nga karakteri. Është një eksperiencë që kushdo duhet ta provojë një herë. Mbrëmë i vura në gjumë të gjithë, pastaj fjeta vetë. Do më mungojë Rozana, Danja, Laerti, Livia.

Si ka qenë marrëdhënia jote me Gertin, pasi keni pasur debate shumë të ashpra lidhur me homofobinë?

Gerti e kishte pjesë të strategjisë që po tregohet shumë diskriminues. Ajo ka patur ndikim të madh në qëndrimin tim në shtëpi. Sepse nuk është e lehtë të ecësh në shtëpi me ndjenjën se do sulmohesh për gjëra të kota. Përgjigjja ime ka qenë e duhura, por përsëritja ka qenë një nga gjërat që ka dëmtuar qëndrimin tim aty. Nuk po gjenim dot gjuhën e përbashkët. Tentuam por nuk ndodhi.

Dalja ime kishte shumë supriza. Nga Gerti e kisha pritur. Kishim ditë që i thonim njëri-tjetrit batuta. Surpriza ishte reagimi i G-Banit. Ishte e çuditshme, vulgare, u gëzua pa masë.

Lidhur me homofobinë, a mendon se një pjesë aty e kanë pasur si strategji apo janë vërtet ashtu dhe jashtë?

Absolutisht. Mund të kalojnë 48 orë dhe pastaj harron kamerat dhe del tek vetja. 

Pse mendon se banorët silleshin ndryshe me ty dhe ndryshe me Amberin?

Ka nota hipokrizie. Amberi ka hyrë si Amber dhe është përdorur si kamuflazh për bullizmin nga shumë djem. Fshiheshin mbas Amberit.

Ka disa komente që thonë se ju si komunitet keni si qëllim të shkatërroni familjet. Si i përgjigjesh këtyre?

Ne si komunitet nuk kemi asnjë qëllim. Kauza jonë është shumë e thjeshtë, ne jemi të barabartë me ju dhe kaq. Jemi qenie si ju, kemi të njëjtin gjak dhe kjo është kauza jonë. Pastaj këto mendime rrjedhin me edukatën e secilit. Nëse vërtet mendoni ashtu, lejoni njerëzit të jetojnë jetën e tyre që historia ime të mos përsëritet. Kurrë nuk kam bërë jetë të dyfishtë, unë gjeta vetveten. Brenda në shtëpi kam thënë për një të dashur nga Shkodra që do vinte të martohej në Shqipëri me një grua dhe unë nuk mund ta pranoja këtë, jetën e dyfishtë.

https://gazeta-shqip.com/lifestyle/zarf-i-zi-naten-vone-ne-shtepi-cfare-ndodhi-mbreme-ne-bbv4/